Më datë 23 tetor 2025, në intervalin kohor 14:40, 14:45 dhe 15:23, në rrugën Gostivar–Tetovë, punonjës policie nga SPB Tetovë dhe DPB Gostivar kanë privuar nga liria tre shoferë që kanë drejtuar automjetet me shpejtësi ekstreme, shumë mbi kufirin e lejuar.

Gjatë kontrollit me radar, është konstatuar se:

J.L. (35) nga fshati Zhelinë ka drejtuar automjetin “Mercedes” me targa të Tetovës me 162 km/h, në zonë ku kufiri i shpejtësisë është 80 km/h.

H.L. (58) nga fshati Raven, Gostivar, ka drejtuar “Volkswagen Golf” me targa të Gostivarit me 174 km/h, po ashtu në zonë me kufizim prej 80 km/h.

V.B. (44) nga Shkupi ka drejtuar automjetin “Toyota” me targa të Shkupit me 151 km/h në të njëjtin segment rruge.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të treve do të ngriten kallëzime penale për veprën “Drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”, në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal.

Policia e Tetovës apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, duke theksuar se kontrollet me radar do të vazhdojnë për të parandaluar aksidentet dhe për të rritur sigurinë në komunikacion.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume