Rio de Janeiro është pushtuar nga kaosi, pasi një operacion policor kundër bandave la të paktën 119 të vrarë.
Në qytetin më të njohur Brazilian kanë filluar protestat me thirrje që guvernatori I Rios, të japë dorëheqjen për shkak të përdorimit të tepruar të forcës policore.
Dhjetëra banorë të favelave u mblodhën para selisë së qeverisë dhe duke valëvitur flamuj brazilianë të lyer me bojë të kuqe pas bastisjes më vdekjeprurëse të Rios.
Pikëpyetjet ishin të mëdha në lidhje me numrin e viktimave dhe raportimet për shpërfytyrime dhe plagë të shkaktuara me thikë shkaktuan zemërim të madh.
Gjykata Supreme e Brazilit, prokurorët dhe ligjvënësit i kërkuan Guvernatorit të shtetit të Rios, Claudio Castro, të jepte informacion të detajuar në lidhje me operacionin.
Numri i 115 të dyshuarve dhe katër policëve të vrarë ishte shumë më I madh në krahasim me atë që autoritetet raportuan fillimisht kur thanë se ishin 60 të vdekur.
Numri i të dyshuarve të arrestuar ishte 113 – nga 81 të përmendur më parë, ndërsa u raportua se u sekuestruan rreth 90 pushkë dhe më shumë se një ton drogë.
Një mesazh të fortë e dha edhe presidenti I vendit, Ingacio Lula da Silva. Ai bëri thirrje për veprime të koordinuara për të mbrojtur sigurinë e policisë dhe qytetarëve.
Lula theksoi se operacionet policore duhet të godasin bandat dhe jo të rrezikojnë fëmijët dhe familjet e pafajshme.
Edhe Kombet e Bashkuara reaguan me anë të zëdhënëses për të drejtat e njeriut në Brazil, duke thenë se lista e gjatë e operacioneve që rezultojnë në shumë vdekje ngre pyetje në lidhje me mënyrën se si kryhen bastisje të tilla. OKB bëri thirrje për hetime efektive dhe u kujtoi autoriteteve detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut.