Më 24 tetor 2025, në disa lokacione të ndryshme në Shkup, zyrtarë policorë të SPB Shkup kanë privuar nga liria tre persona: S.G. (41) nga Shkupi, ZH.K. (38) nga Prilepi dhe D.D. (28) nga fshati Gallatë i rajonit të Gostivarit.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar substancë të bardhë kokrrizore, substancë pluhuri të bardhë, marihuanë dhe tableta të dyshuara narkotike.
Sipas njoftimit zyrtar, pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të arrestuarve do të ngrihen paraqitjet përkatëse në përputhje me ligjin.TS
Mgid