Në SHBA, Donald Trump ka folur në Shtëpinë e Bardhë rreth zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.
“Nëse ata nuk çarmatosen, ne do t’i çarmatosim ata. Dhe kjo do të ndodhë shpejt dhe ndoshta me dhunë”, tha ai gjatë një takimi me presidentin argjentinas Javier Milei.
Trump thotë se mori lajm nga Hamasi pasi foli me grupin se do të çarmatoset. Ai tha se bisedimet ishin “përmes njerëzve të mi” në nivelin më të lartë.
Ai gjithashtu theksoi se Hamasi “shkatërroi dy banda shumë të liga” në Gaza dhe “vrau një numër prej tyre”, gjë që ai thotë se “nuk e shqetësoi shumë”.
Ndryshe, dje në Egjipt, presidenti amerikan nënshkroi marrëveshjen e planit për paqe në Gaza, duke premtuar rindërtimin e saj.
Mgid