Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë janë ndërprerë për shkak se Kanadaja përdori një reklamë “të rreme” ku shfaqej Ronald Reagan, presidenti i 40-të i SHBA-së, duke folur negativisht për tarifat, transmeton Anadolu.
Trump bëri një postim nga llogaria e tij në median sociale lidhur me çështjen.
“Fondacioni ‘Ronald Reagan’ njoftoi se Kanadaja përdori në mënyrë mashtruese një reklamë të rreme ku shfaqej Ronald Reagan duke folur negativisht për tarifat”, tha Trump duke argumentuar se kjo u bë për të ndërhyrë në vendimet e Gjykatës Supreme të SHBA-së dhe gjykatave të tjera.
Ai theksoi se tarifat janë thelbësore për sigurinë kombëtare dhe ekonominë e SHBA-së. “Për shkak të këtyre sjelljeve skandaloze, të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë janë ndërprerë”, deklaroi Trump.