Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për fazën fillestare të një “plani paqeje”, duke ndërprerë armiqësitë në territorin e Gazas.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se pengjet e mbajtura në Gaza ka të ngjarë të lirohen të shtunën, si pjesë e fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit.

“Pengjet do të lirohen, ndoshta koha jonë do të jetë e shtuna… Tani për tani, po ndodhin shumë gjëra me lirimin e pengjeve dhe ne besojmë se të gjithë do të kthehen të shtunën, dhe kjo do të përfshijë edhe trupat e të vdekurve”, është shprehur ai.

Presidenti Trump iu referua gjithashtu rindërtimit të Gazës, i cili u shpreh se: “Ne do të marrim pjesë në ndihmën e tyre për të pasur sukses dhe për të ruajtur paqen.”

Deklarata vjen disa orë pasi Trump njoftoi zyrtarisht marrëveshjen midis dy palëve, e cila përfshin shkëmbimin e pengjeve dhe të burgosurve dhe tërheqjen graduale të trupave izraelite nga Rripi i Gazës.

Ushtria izraelite njoftoi se Shefi i Forcave të Armatosura, Gjenerali Eyal Zamir, urdhëroi forcat të jenë në gatishmëri të lartë operative për kthimin e pengjeve, pas marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin.

Kabineti i sigurisë i Izraelit do të mblidhet këtë të enjte për të miratuar lirimin e të burgosurve palestinezë dhe, pavarësisht kundërshtimit nga anëtarët e ekstremit të djathtë të qeverisë së koalicionit në pushtet, nuk ka gjasa ta refuzojë atë, shkruan The Gurdian.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com