Parlamenti izraelit ka mirëpritur Presidentin e SHBA-së, Donald Trump me duartrokitje. Ai pritet të mbajë një fjalim në Knesset.

Dhjetëra pjesëmarrës në parlament, përfshirë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin Isaac Herzog, duartrokitën udhëheqësin amerikan ndërsa ai hyri në sallë.

Një delegacion i madh amerikan ku përfshihet edhe vajza e tij Ivanka gjithashtu duartrokiti Trumpin. Zyrtarë e tjerë që punuan në planin 20-pikësh të armëpushimit të Trump u mirëpritën gjithashtu në Knesset me duartrokitje.

Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit është rezultat i muajve të tërë negociatash të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, Katari, Egjipti dhe Turqia, kërkon lirimin e rreth 20 pengjeve izraelite që janë ende gjallë, si dhe kthimin e truopave të rreth 28 pengjeve të vdekura.

Në këmbim, Izraeli është i angazhuar për lirimin e rreth 2,000 të burgosurve palestinezë, kryesisht gra dhe të rinj, duke përjashtuar figurat e larta të Hamasit. Në të njëjtën kohë, do të tërheqë një pjesë të forcave të tij ushtarake nga zonat e caktuara të Gazës, ndërsa ndihma humanitare do të lejohet përsëri të hyjë nën shoqërimin e vëzhguesve ndërkombëtarë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com