Në një deklaratë nga Sharm El-Sheikh, kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif ka vlerësuar publikisht Donald Trump, duke e cilësuar si “njeriun e paqes” dhe një figurë kyçe në përpjekjet për stabilitet në Lindjen e Mesme.

Ai theksoi se Presidenti amerikan ka luajtur një rol vendimtar në arritjen e paqes në Gaza, duke shpëtuar mijëra jetë dhe duke merituar, sipas tij, Çmimin Nobel për Paqe. Kryeministri gjithashtu konfirmoi se Pakistani e ka nominuar zyrtarisht Trumpin për këtë çmim prestigjioz, për herë të dytë.

“Paqja është arritur pas mundimeve të shumta, që u udhëhoqën nga Presidenti Trump, i cili është një njeri i paqes. Pakistani e ka nominuar Presidentin Donald Trump për Çmimin Nobel të Paqes, për kontributin për t’i dhënë fund luftës mes Pakistanit dhe Indisë. Dua ta nominoj sërish këtë President të madh për Çmimin Nobel të Paqes. Ai është kandidati i duhur për këtë çmim. Sot në Sharm El-Sheikh, të arrish paqen në Gaza, shpëton mijëra jetë në Lindjen e Mesme. Më lejoni t’ju falënderoj për këtë dhe t’ju them se jeni njeriu i duhur që i duhet botës”, tha ndër të tjera kryeministri i Pakistanit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com