Një vjedhje e paprecedentë e një artarie është regjistruar para pak çashtesh në qendër të Gostivarit, ndërsa pamje ekskluzive që, ka siguruar portali TetovaSot nga vendi i ngjarjes, tregojnë momentin kur hajdutët kryejnë aktin e vjedhjes, njofton TS.

Sipas pamjeve  të publikuara nga TS , duket një grup personash të veshur me rrobat të zeza dhe të armatosur që hyjnë dhe dalin shpejt nga lokali i artarisë, duke marrë sende të çmuara, e duke ikur në drejtim të panjour.

Ekipet e policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryhet hetimi për të zbardhur vjedhjen e rëndë/TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume