Portali TS ka publikuar pamjet e para ekskluzive nga momentet tronditëse të atentatit ndaj bartësit të listës së Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në komunën e Likovës, ngjarje që ka tronditur gjithë vendin.

Siç shihet në video, një person i armatosur dhe i maskuar ka hapur zjarr ndaj kandidatit e cila ka rezultuar me plagosjen e tij. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në një institucion shëndetësor.

Ngjarja ndodhi në prag të fushatës zgjedhore, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe klimën politike në vend. Reagimi i partisë së BDI-së ishte i menjëhershëm – duke dënuar ashpër atentatin, kërkuar veprim të shpejtë nga MPB dhe Prokuroria, si dhe duke pezulluar aktivitetet politike për ditën e sotme.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje zyrtare mbi autorët, por hetimet janë në zhvillim./TS

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com