Ministria e jashtme e Turqisë ka thënë se sulmet izraelite në Gaza këtë mbrëmje “shkelin hapur” marrëveshjen e armëpushimit që arriti me Hamasin, ka raportuar BBC.

Në një deklaratë të re, ministria thotë se është e shqetësuar nga raportet për vdekjet e civilëve dhe ka përsëritur një thirrje që Izraeli të mbetet i përkushtuar ndaj armëpushimit.

“Turqia do të vazhdojë solidaritetin e saj me popullin palestinez dhe do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për të siguruar një paqe të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në rajon”, shton deklarata.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com