Dr. Igor Kuzmanovski, ish-drejtori i Klinikës për Neurologji, i cili u shkarkua pasi në rrjetet sociale u përhap një video ku shihej duke përzier një substancë të bardhë pluhuri, do të mund të marrë përsëri licencën për punë nëse kalon një trajnim të specializuar tre mujor nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të një mentori. Kështu kanë vendosur anëtarët e Komisionit për çështje etike dhe juridike pranë Odës së Mjekëve.

“Pas përfundimit të trajnimit, mjeku do t’i nënshtrohet një provimi për kontroll të detajuar të njohurive dhe aftësive profesionale. Duke pasur parasysh se Ligji për mbrojtjen shëndetësore përcakton saktë kushtet për lëshimin, rinovimin, zgjatjen dhe heqjen e licencave për punë, dhe se aktualisht nuk ekziston ndonjë akt gjyqësor apo vendim ligjor që ndalon kthimin e licencës, Oda ka vendosur të zbatojë një mekanizëm të fortë kontrolli dhe edukimi”, thuhet në njoftimin e Odës së Mjekëve.

Nga aty informojnë se paralelisht me këtë proces, në Odë po zhvillohet edhe një procedurë e gjerë lidhur me sjelljen etike të doktorit.
“Oda ka shprehur publikisht dhe qartë dënimin moral për sjelljen e mjekut, duke theksuar se me veprimet e tij ka shkelur parimet etike dhe ka dëmtuar integritetin dhe reputacionin e profesionit mjekësor. Për të marrë një vendim përfundimtar dhe sa më të drejtë, Oda është duke pritur raportet nga komisionet e formuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Klinika Universitare e Neurologjisë, të cilat duhet të japin një pasqyrë më të gjerë për personalitetin profesional dhe aftësinë e përgjithshme të mjekut. Vendimi përfundimtar i Odës do të merret pas analizës së plotë të të gjitha provave dhe raporteve të mbledhura”, thuhet në njoftim.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com