Një moment i fuqishëm emocionues u regjistrua gjatë fjalimit të liderit historik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, në tubimin e mbajtur në Kërçovë, në tubimin e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI).
Teksa Ahmeti mbante fjalimin e tij para mijëra qytetarëve të mbledhur në shesh, turma shpërtheu në brohoritje: “UÇK, UÇK, UÇK!”, duke krijuar një atmosferë të zjarrtë dhe ngarkuar me simbolikë kombëtare.
Ky moment erdhi si reagim ndaj pjesës së fjalimit ku Ahmeti përkujtoi sakrificën për lirinë dhe rolin historik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe asaj Kombëtare, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë dhe identitetit kombëtar përmes përfaqësimit të denjë politik.