Vajza e hoxhës Osman Musliu rrëfen për herë të parë: “Si e fshehën dokumentacionin kur aplikova në Ministrinë e Mbrojtjes” (VIDEO)
 
									
																Në një intervistë për “Kosova Live”, Sabina Musliu, vajza e hoxhës së njohur nga Drenica, Osman Musliu, ka folur për herë të parë publikisht rreth përvojës së saj të hidhur pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kishte studiuar.
E diplomuar në psikologji klinike, Sabina kishte aplikuar për një pozitë në Ministrinë e Mbrojtjes, me qëllim që siç tha ajo të kontribuonte në Kosovë me përvojën dhe njohuritë e fituara jashtë vendit. Por, sipas saj, procesi i rekrutimit nuk ka qenë i drejtë.
“Kam aplikuar, e pastaj kur u mbyll konkursi, më kanë kthyer përgjigje kush hyn në listën e ngushtë dhe kush jo. Unë mora mesazh që nuk kam hyrë në listën e ngushtë, për shkak se mungonin tri dokumente. Mirëpo në fillim, kur dorëzon dokumentet, i kontrollojnë të gjitha dhe pranojnë vetëm nëse janë të kompletuara. Kam qenë në rregull. Nga ato tri dokumente, ata kishin shënuar që diplomën e masterit nuk e kam dorëzuar, e pikërisht për ata isha shume e sigurt që e dorëzova kam. Ajo diplomë është simbol i mundit të shumë njerëzve që më kanë ndihmuar për shkollimin tim, ndaj diplomën e vlerësoj dhe e kisha,” tha ajo në intervistë.
Sabina shtoi se është ankuar zyrtarisht edhe në Gjykata e Prokurori duke shprehur pakënaqësi për transparencën dhe profesionalizmin e konkursit Për më shumë, ndiqni intervistën
