“Që nga fillimi i vitit, pavarësisht një mjedisi të jashtëm kompleks dhe sfidave në operacionet ekonomike, Kina ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike dhe për të çuar përpara zhvillimin me cilësi të lartë”,- deklaroi Li Qing , kryeministër i Kinës në një simpozium për problemet ekonomike , citon “Xinhua”.

Li theksoi rëndësinë e ruajtjes së besimit dhe përballimit të problemeve drejtpërdrejt, duke mbetur i përqendruar në menaxhimin e mirë të punëve dhe duke u përpjekur të përmbushë objektivat vjetore të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit.

Ai vuri në dukje se duhen bërë përpjekje më të mëdha për të nxitur investimet efektive, për të stimuluar vitalitetin e tregut dhe për të adresuar konkurrencën e çrregullt dhe irracionale.

Kryeministri Li theksoi gjithashtu nevojën për të përshpejtuar zbatimin e arritjeve shkencore dhe teknologjike, për të stabilizuar tregtinë e jashtme dhe investimet e huaja, si dhe për të përmirësuar sistemin e shërbimeve gjithëpërfshirëse jashtë shtetit.

Kryeministri shprehu besimin se sipërmarrësit do të përqendrohen në inovacion dhe do të japin kontribute më të mëdha në zhvillimin me cilësi të lartë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com