Skandalet në komunën e Tetovës nuk kanë të ndalur! Pas publikimit të qindra kontratave të dyshimta tek XHOB2011, tashmë janë zbuluar edhe 123 kontrata të reja në ndërmarrjen publike “Sharri”, që udhëhiqet nën administrimin e kryetarit Bilall Kasami.
Sipas dokumenteve që po qarkullojnë në rrjetet sociale kontratat janë lidhur muajit e fundit dhe shumica nuk janē nē vendet e punës
Nga ana tjetër punëtorët e ndërmarrjes ndërkohë vazhdojnë të ankohen për mospagim të rregullt të pagave dhe mungesë të kushteve elementare për punë, ndërsa drejtuesit vazhdojnë me shpërndarjen e kontratave të reja në vlera qindra mijëra euro.
Qytetarët kërkojnë që institucionet hetimore të ndërhyjnë dhe të hetojnë mënyrën se si janë shpërndarë këto kontrata, të cilat për publikun po shndërrohen në një tjetër “bombë financiare” të administratës së Kasamit.