Skandalet në komunën e Tetovës nuk kanë të ndalur! Pas publikimit të qindra kontratave të dyshimta tek XHOB2011, tashmë janë zbuluar edhe kontrata në ndërmarrjen publike “NP- PARKINGU”, që udhëhiqet nën administrimin e kryetarit Bilall Kasami.

Sipas dokumenteve që po qarkullojnë në rrjetet sociale kontratat janë lidhur muajit e fundit dhe shumica nuk janē nē vendet e punës

Sipas dokumenteve, Kasami ka keqpërdorur buxhetin e komunës me një dëm të vlerësuar në 1.6 milionë euro përmes këtyre kontratave. Në disa paraqitje publike, Kasami ka deklaruar se personat me kontrata janë “ekspertë që punojnë në komunë”.

Ndërkohë, pritet të publikohen edhe kontrata të tjera, të cilat dyshohet se janë nënshkruar me militantë të partisë BESA.

Ky skandal pritet të hetohet nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Prokuroria, për pagesat e marra nga persona që figurojnë me kontrata në komunë, por që në realitet punojnë në sektorin privat.

Nga ana tjetër në OpenFinance janë edhe kontrata tjera që Bilall Kasami ju jep militantëve të BESËS.

 

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com