Pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit, pasiguria vazhdon në lidhje me datën se kur do të rihapet pika kufitare Rafah, e cila është porta e vetme e Rripit të Gazës me botën e jashtme, përveç Izraelit, transmeton Anadolu.

Njësia e Koordinimit të Aktiviteteve Qeveritare në Territoret Palestineze (COGAT) e ushtrisë izraelite lëshoi ​deklaratë me shkrim lidhur me situatën aktuale në pikën kufitare Rafah. Pika kufitare Rafah e cila ishte planifikuar të hapej të mërkurën, por që u shty për shkak të “arsyeve logjistike”, vazhdon të mbetet e mbyllur.

Përgatitjet për hapjen e pikës kufitare Rafah për kalimet e njerëzve po vazhdojnë “në koordinim të plotë” midis Izraelit dhe Egjiptit. Data kur kalimi kufitar Rafah do të hapet vetëm për kalimet e njerëzve do të njoftohet pas përfundimit të përgatitjeve të nevojshme.

Ndihmat humanitare për Rripin e Gazës do të hyjnë përmes pikës kufitare Kerem Abu Salim (Kerem Shalom) në kufirin izraelito-egjiptian pas një “kontrolli sigurie” dhe se automjetet e ndihmës humanitare nuk do të kalojnë nëpër Rafah.

Në deklaratë nuk u dhanë informacione se kur do të përfundojnë përgatitjet për hapjen e kalimit kufitar të Rafahut për kalime të njerëzve. Sipas marrëveshjes së armëpushimit të arritur midis Izraelit dhe Hamasit, Izraeli është i detyruar të lejojë 600 kamionë me ndihma humanitare në Rripin e Gazës çdo ditë.

Por, burimet palestineze theksojnë se numri i kamionëve me ndihma që hyjnë është shumë më i ulët se kjo shifër.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com