Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, po shkruan kapituj të artë në historinë e klubit spanjoll Mallorca. Me golin e shënuar të shtunën ndaj Sevillës, “Pirati” e çoi në 40 numrin e golave të tij me fanellën e ekipit ishullor.

Ky gol e afron Muriqin edhe më shumë me një arritje madhështore, rekordin e golashënuesit më të mirë në historinë e klubit, që aktualisht mbahet nga legjenda kamerunase Samuel Eto’o me 70 gola.

Diferenca prej 30 golash duket e madhe, por ritmi i kosovarit e bën synimin plotësisht të arritshëm. Eto’o kishte nevojë për 162 ndeshje për ta arritur kuotën e tij, ndërsa Muriqi deri tani ka luajtur vetëm 126, duke treguar efikasitet të jashtëzakonshëm.

Përveç golave, “Pirati” kontribuon edhe me asistime, 11 deri më tani, ndërsa Eto’o gjatë periudhës së tij në Mallorca kishte regjistruar 19.

Nëse vazhdon me këtë formë, Muriqi jo vetëm që mund ta barazojë, por edhe ta tejkalojë legjendën kamerunase, duke u bërë një nga emrat më të mëdhenj që kanë veshur fanellën e Mallorcas.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com