Moderatorja dhe influencuesja e njohur Vesa Vllasaliu vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut me postimet e saj, sidomos ato që lidhen me romancën e saj me futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Mirlind Daku.
Së fundmi, Vesa ka ndarë në rrjete sociale një foto nga një darkë romantike në një prej restoranteve më luksoze.
Edhe pse nuk e ka zbuluar tërësisht praninë e Dakut në imazh, një detaj i vogël e ka tradhtuar momentin, duke i lënë të gjithë të kuptojnë se bëhej fjalë për futbollistin e njohur.
Postimi ka ndezur menjëherë reagime dhe komente nga ndjekësit, të cilët prej kohësh ndjekin me kuriozitet historinë e çiftit.
Duket se Vesa dhe Mirlindi po jetojnë një periudhë të lumtur, të mbushur me stil, dashuri dhe udhëtime luksoze, duke e ndarë me fansat një pjesë të kësaj jete glamuroze.