Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar pas tubimit të mbajtur në Tiranë, ku mijëra qytetarë u mblodhën në mbështetje të UÇK-së dhe drejtësisë për luftën e saj.

Në një postim në Facebook, organizata ka publikuar një fotografi nga sheshi “Skënderbej”, të mbushur me qytetarë dhe flamuj kombëtarë, duke shkruar shkurt: “Faleminderit shqiptarë ”.

Tubimi i sotëm është cilësuar si një nga më të mëdhenjtë e mbajtur në Tiranë në nderim të UÇK-së dhe luftës së saj çlirimtare.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume