Në komunën e Bërvenicës në fshatin Çellopek po zhvillohet aktualisht një tubim i madh me mërgimtarë dhe mbështetës të kandidatit për kryetar komune, Haqim Ramadani. Atmosfera është entuziaste dhe pjesëmarrja e qytetarëve nga zona të ndryshme të komunës është e lartë.

Siç shihet në videon e publikuar nga TS, liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, kanë braktisur kandidatin e tyre, Haqim Ramadanin, duke mos ofruar mbështetjen e premtuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, njofton TS.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, Ramadani po gëzon mbështetje të gjerë nga qytetarët dhe mërgimtarët, të cilët kanë dalë në numër të madh në tubimin që po mbahet në fshatin Çellopek.

Në fjalën e tij, Ramadani ka falënderuar bashkëvendasit dhe mërgatën për përkrahjen e vazhdueshme, duke theksuar se kauza e tij është për Bërvenicën dhe qytetarin, dhe jo për interesat partiake./TS

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F819918570897440%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com