Nuk e shoh veten humbës sepse kam marrë votën e shqiptarëve, kështu është shprehur Blerant Ramadani për zgjedhjet në Saraj.

Ai tha se VLEN në Saraj arriti të fitojë falë votave të VMRO-DPMNE-së.

“Nëse e krahasoni votën shqiptare në Saraj, ne kemi dalë fitues, por falë votave të VMRO-DPMNE-së, që janë sikur i pret me skallper, preciz, që janë transferuar te kundërkandidati, arritën ta fitojnë Komunën e Sarajit, por kjo nuk do të thotë se kam humbur. Unë jam krenar dhe e shoh veten fitues sepse kisha nderin ta udhëheq një nga fushatat më profesionale dhe më të qeta e demokratike për të fituar vullnetin e banorëve të Sarajit”, tha Ramadani.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume