Ministri i Jashtëm Wang Yi u shpreh të enjten se Kina është e gatshme të punojë me Italinë për të zbatuar konsensusin e arritur nga liderët e dy vendeve, për të përshpejtuar zbatimin e planit të veprimeve për forcimin e partneritetit strategjik gjithëpërfshirës duke siguruar marrëdhënie Kinë-Itali më të forta dhe më të frytshme.

Wang Yi i bëri deklaratat gjatë takimit në Romë me Presidentin e Italisë Sergio Mattarella.

Presidenti Sergio Mattarella u shpreh se Kina gëzon prestigj të lartë në bashkësinë ndërkombëtare dhe po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm. Ai shprehu pritshmëritë e tij se Kina do të japë një kontribut më të madh për paqen dhe stabilitetin botëror.

Wang Yi u shpreh se në botën e sotme mungon besimi ndaj nevojitet më shumë dialog dhe shkëmbime për të shtuar mirëkuptimin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin.

Ai tha se katër iniciativat globale të propozuara nga Kina, janë bërë produktet publike më të nevojshme në botën e sotme. Veçanërisht iniciativa e qeverisjes globale e propozuar së fundmi, synon forcimin e rolit udhëheqës të OKB-së, përmirësimin e qeverisjes globale nëpërmjet reformës dhe ndërtimin e një sistemi më të drejtë dhe të arsyeshëm të qeverisjes globale.

Sergio Mattarella tha se ai pajtohet me konceptin e ndërtimit të një komuniteti me të ardhme të përbashkët për njerëzimin dhe mirëpret një sërë iniciativash të propozuara nga Kina, sepse ato përputhen plotësisht me nevojat e bashkësisë ndërkombëtare dhe aspiratat e popujve të të gjitha vendeve.

Të dyja palët shkëmbyen gjithashtu mendime për situatën në Lindjen e Mesme dhe krizën e Ukrainës. Ata shprehën bindjen se vetëm duke zbatuar “planin e dy shteteve” mund të zgjidhet problemi i Palestinës në mënyrë gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të përhershme. Gjithashtu ranë dakord në mbajtjen e kontakteve për zgjidhjen politike të krizës së Ukrainës.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com