Sunderlandi e ka shkaktuar befasinë e madhe në javën e nëntë në Premierligë.

Granit Xhaka me shokë shënuan fitore 1:2 në udhëtim ndaj Chelseat.

Vendasit kaluan të parët në epërsi kur Alejandro Garnacho realizoi në minutën e katërt.

Në të 22-tën, Isidor barazoi shifrat, rezultat i cili e përcolli ndeshjen deri në minutat shtesë.

Në minuntën e tretë shtesë, Talbi realizoi duke e shokuar Chelsean dhe duke i marrë tri pikët e plota me vete.

Me këtë fitore, Sunderland ngjitet përkohësisht në vendin e dytë në tabelë me 17 pikë.

Në anën tjetër, Chelsea bie në vendin e shtatë me 14 pikë të grumbulluara.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com