Zbulimi tronditës: Dy austriakët u zhdukën pa asnjë gjurmë në vitin 2015, dhjetë vjet më vonë gjendet makina e tyre

Dhjetë vjet pas zhdukjes misterioze të dy austriakëve, Andreas L. dhe Maximilian B., një automjet me mbetje njerëzore që besohet se u përkasin atyre u gjet në Republikën Çeke, shkruan portali Heute.
Dy miqtë nga rajoni austriak Mühlviertel u zhdukën pa lënë gjurmë më 11 shtator 2015. Pavarësisht një shpërblimi prej 10,000 eurosh dhe një hetimi të gjerë që përfshinte një rindërtim të ditëve të tyre të fundit dhe një paraqitje në emisionin e famshëm televiziv “Aktenzeichen XY ungelöst”, zhdukja e tyre mbeti e pazgjidhur.
E vetmja gjë që dihet deri më tani është se ata udhëtuan me makinë drejt qytetit të afërt çek të Vyšší Brod natën e 12 shtatorit 2015. Deri më tani, nuk dihej nëse ata arritën ndonjëherë në destinacionin e tyre dhe cili ishte qëllimi i tyre, transmeton në shqip gazeta online Reporteri.net.
Makinë me trupa të pajetë gjendet në liqen
Kriminalisté a potápěči zásahové jednotky aktuálně pátrají u Lipna. Prověřují na dně vodní nádrže nález vozidla s možnými lidskými ostatky. #policiejhc pic.twitter.com/1bAkxEXaRk
— Policie ČR (@PolicieCZ) October 22, 2025
Sipas raportimeve të medias çeke, hetuesit tani kanë një pistë kyçe. Të mërkurën, ushtarët zbuluan një automjet të fundosur me mbetje njerëzore në skelën e trageteve në rezervuarin e Lipnos.
“Është një automjet austriak që është kërkuar prej dhjetë vjetësh”, konfirmoi policia lokale. Dyshja e zhdukur u pa për herë të fundit në një Citroën BX station wagon ngjyrë gri-argjendi, i cili përputhet me makinën që u gjet.
Zjarrfikësit dhe policia arritën ta nxirrnin automjetin në breg. Hetime të hollësishme janë duke u zhvilluar tani për të konfirmuar zyrtarisht identitetin.
Edhe pse pritet konfirmim zyrtar, gjithçka tregon se misteri është zgjidhur. “Konfirmimi bazuar në krahasimet e ADN-së ende mungon, por mund të supozohet se këta janë dy personat e zhdukur”, tha dje në mbrëmje për Kronen Zeitung Gottfried Mitterlehner, kreu i Zyrës së Hetimit Penal të Austrisë së Epërme.