Kryetari i Lëvizja Populli, Skender Rexhepi Zejdi në Debat 21 ka deklaruar se AKI-ja do të mbështesë kandidatin e VLEN-it në Bërvenicë.

“Unë them publikisht se shqiptarët duhet ta votojnë Haqimin i cili është nga Bërvenica. Unë po them, shqiptarët duhet ta votojnë të gjithë që të dëshmojë se ai nuk është nacionalist, por patriot shqiptar.
Do të thotë ju do ta mbështesni kandidatin e VLEN-it në Bërvenicë?

Pa dyshim. Ne do ta mbështesim kandidatin e VLEN-it në Bërvenice sepse ka program të mirë, program cilësor”, tha Zejdi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume