Në tubimin madhështor të organizuar nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në komunën e Çairit, Skender Rexhepi Zejdi mbajti një fjalim të fuqishëm ku theksoi rëndësinë strategjike të Çairit për shqiptarët dhe të gjithë Maqedoninë veriore.

“Dhe jo rastësisht, gjithë sytë, gjithë Maqedonia veriore, janë të drejtuar në Çair, sepse këtu është shtylla, palca kurizore edhe shqiptarisë. Po këtu e kthejmë edhe vëmendjen e VMRO dhe Mickoskit, sepse nuk ua lejomë të jeni hisetarë”, tha Rexhepi Zejdi.

Ai përgëzoi kandidatin për kryetar komune nga AKI, Bujar Osmani, për punën e tij dhe vizionin që ka për komunën e Çairit.

“Përgëzoj për punën e shkëlqyer që me vizionin tënd, me programin tënd, për komunën e Çairit e ka bërë Bujar Osmani, dhe ju thërras të gjithëve që pasi të pyesni zemrat tuaja, dhe e gjeni përgjigjen, përgjigjen do të jetë Çairi modern, Çairi bashkëkohor, Çairi i Bujar Osmanit”, theksoi Rexhepi Zejdi, duke përfunduar me falënderime dhe urime për sukses në fushatë.

Tubimi i Aleancës Kombëtare për Integrim në Çair u konsiderua si një prej më të mëdhenjve dhe më të organizuarve në këtë fushatë zgjedhore, ku përkrahësit shprehën besimin dhe entuziazmin e tyre për ndryshimin që premton kandidati Bujar Osmani./TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com