Kandidati për Qytetin e Shkupit nga “Të pavarurit bashkë”, Goran Markovski, thotë se fokusi i tij është ndërtimi i tërësishëm dhe në kohë i stacionit të pastrimit për ujërat e zeza që do të nënkuptojë mbrojtje të ambientit jetësor dhe cilësi më të mirë të jetës për të gjithë shkupjanët. Markovski ka premtuar edhe transport publik të organizuar dhe stimulimin e përdorimit të biçikletave.

“Ndodhemi përpara stacionit të pastrimit për ujërat e zeza, projekti më i madh kapital i Shkupit që është në fazë realizimi. Ky projekt, për fat të keq, me sukses u prek nga lojërat politike. Në periudhën e ardhshme do të jap gjithçka nga vetja që ky projekt të përfundojë sa më shpejt dhe në kohë. Po ashtu do t’u jepet theks i veçantë edhe projekteve të tjera që janë në interes të shëndetit dhe jetës cilësore të shkupjanëve”, deklaroi Goran Markovski, kandidat për Qytetin e Shkupit. /Alsat.mk

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com