Gjatë tubimit madhështor të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në komunën e Çairit, Ziadin Sela, theksoi rëndësinë e kandidaturës së Bujar Osmanit për kryetar të kësaj komune.

“Kur Çairi do të jetë në duart e Bujar Osmanit, do të jetë i sigurt për çdo shqiptar që kur vjen në Shkup të ndihet mirë dhe i sigurt.”, theksoi Sela, njofton TS.

Ky mesazh u prit me entuziazëm nga qindra qytetarë të pranishëm, të cilët po mbështesin fuqishëm kandidatin Osmanin në garën për drejtimin e komunës së Çairit.

Ai poashtu gjatë fjalimit të tij theksoi se: “Bujar, sonte ta dhurojmë fitoren e Çairit.

Ziadin Sela nënvizoi se Çairi është një komunë me rëndësi kyçe për shqiptarët e Shkupit dhe gjithë Maqedonisë së Veriut, dhe se qeverisja e Bujar Osmanit do të sjellë siguri, zhvillim dhe përfshirje të barabartë për të gjithë banorët.

Aleanca Kombëtare për Integrim vazhdon të forcojë fushatën dhe mobilizimin në terren, duke synuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale që po afrohen./TS

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com