Gjatë tubimit madhështor të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në Tetovë, lideri Ziadin Sela, u shpreh me entuziazëm dhe besim për fitoren e kandidatit për kryetar të komunës, Bajram Rexhepi.

“Të gëzosh BaJRAM fitoren dhe t’u prijsh shqiptarëve në Tetovë, më 19 tetor, në festën e madhe shqiptare” tha Sela, njofton TS.

Ai theksoi rëndësinë e bashkimit dhe përkushtimit për të sjellë ndryshimin e kërkuar në komunën e Tetovës dhe për të përfaqësuar denjësisht interesat e shqiptarëve.

Në mënyrë ironike, Sela kujtoi një nga premtimet e pambajtura të udhëheqjes aktuale të komunës me në krye Bilall Kasamin.

“Kur erdha këtu dhe u ngjita në foltore, mendova se më në fund do ta gjeja parkingun me kate, siç e premtoi Bilall Kasami para katër vitesh,” tha ai me tone kritike, duke nxitur reagime nga të pranishmit.

Tubimi vazhdoi me një atmosferë mobilizuese dhe pjesëmarrje të gjerë, ndërsa AKI vijon të forcojë mbështetjen për kandidaturën e Bajram Rexhepit në garën për të udhëhequr Tetovën./ts

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com