Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një shtëpi dhe disa mjete në fshatin Jurumler të Shkupit gjatë orëve të para të mëngjesit.

Sipas njoftimit të SPB Shkup, më 23.10.2025 rreth orës 03:22, qytetari J.J. (25) nga Shkupi ka denoncuar se ka shpërthyer zjarr, në të cilin janë djegur çatia dhe një pjesë e fasadës së shtëpisë, si dhe një automjet “Opel Astra” me targa të Shkupit, në pronësi të tij, dhe një motoçikletë “Honda” në pronësi të G.S. (22) nga Kumanova.

Zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Një ekip hetimor i SPB Shkup ka kryer këqyrjen e vendngjarjes dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit dhe rrethanave të rastit.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com