Gjatë një bastisjeje në fshatin Orashak të Zubin-Potokut, policia ka gjetur prova të dyshimta materiale.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Sipas raportit policor, rasti u procedua dje rreth orës 13:00, në shtëpinë e një të dyshuari, mashkull kosovar, i cili gjendej jashtë shtetit.

Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi një pushkë M-48, uniforma ushtarake me emblema me katër C dhe një kapelë ushtarake, shkruan IndeksOnline.

Bastisja është bërë në prezencën e një dëshmitari, i afërm i pronarit të shtëpisë.

“Rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com