Të hënën, njësitet policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore të Prishtinës për gërmim në varrezat e fshatit Hajvali.

Siç njofton raporti 24 orësh, kanë gjetur mbetje eshtërore të njeriut, që dyshohet të jenë të paktën tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999.

“Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime mjeko-ligjore. Punimet pritet të vazhdojnë edhe ditëve në vijim. Rasti në proces hetimi”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume