Një pensionist nga Negotina ka ofenduar përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale tërë fshatin Krivolak. Një kallëzim i tillë është dorëzuar nga 107 banorë të Krivolakut kundër 67-vjeçarit Lj.T. nga Negotina, të cilin e akuzojnë se ka publikuar një video me të pavërteta dhe fyerje mbi baza kombëtare, të lidhura me procesin zgjedhor.

“Sipas hetimeve, më 20 tetor, ai përmes profilit personal dhe një profili tjetër që e menaxhon vetë në rrjete sociale, ka publikuar një video ku ka përdorur shprehje fyese dhe nënçmuese ndaj banorëve të fshatit Krivolak, duke bërë thirrje për diskriminim dhe mohim të së drejtës së votës për një grup qytetarësh mbi bazë etnike. Më 21 tetor në SPB Negotinë janë pranuar tre kallëzime, ndërsa më 24 tetor edhe një kallëzim me shkrim nga 107 banorë të Krivolakut, të cilët kanë raportuar se videoja, e publikuar publikisht, përmbante të pavërteta dhe fyerje me bazë kombëtare që lidhen me procesin zgjedhor,” kanë sqaruar nga SPB Velesi.

Kallëzimi është dërguar në Prokurorinë Themelore Publike të Kavadarcit, ndërsa 67-vjeçari akuzohet për “përhapje të materialeve raciste dhe ksenofobike përmes sistemit kompjuterik”, vepër e parashikuar në nenin 394-g paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com