11 persona kanë vdekur nga zjarri që shpërtheu në një azil pleqsh në verilindje të Bosnjë-Hercegovinës.

Pos viktimave, autoritetet thonë se edhe 30 të tjerë kanë pësuar lëndime.

Flakët filluan të martën në mbrëmje në qendrën e pleqve në qytetin e Tuzlës, duke shpërthyer në katin e shtatë pak pas orës 20:45.

Rreth 20 persona u dërguan në një qendër mjekësore për trajtim, përfshirë zjarrfikës, oficerë policie, punonjës mjekësorë, punonjës dhe banorë të azilit, tha një zëdhënës i policisë, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa shkaku i zjarrit nuk ishte menjëherë i qartë, kryeministri Nermin Nikshiç e quajti atë “një katastrofë me përmasa të mëdha”.

Hetimet po vazhdojnë ende.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com