Më 14.11.2025 në ora 13:00, në fshatin Jakrenovë, rajoni i Krushevës, zyrtarët policorë nga OVR Krushevë i sekuestruan një pushkë gjahu, një rrip dhe lejen e posedimit të armës F.A. (44) nga Jakrenova.
Më herët ishte raportuar se në një rrjet social ishte publikuar një video ku shihej një vajzë 15-vjeçare duke drejtuar një armë zjarri drejt kokës së vëllait të saj 11-vjeçar.
Pas marrjes së masave përkatëse, u konstatua se ngjarja kishte ndodhur në shtëpinë e tij dhe u bën konsultime me prokurorin publik. Arma u sekuestrua dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj F.A. do të paraqitet kallëzim përkatës.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com