Tetovë, 1 nëntor 2025 – Punonjësit policorë të SPB Tetovë kanë arrestuar 20-vjeçarin N.M. nga fshati Pirok, pas një incidenti të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Beliçica” në Tetovë.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 22:40, pas një zënke verbale, i riu N.M. i ka shkaktuar lëndime trupore me mjet të mprehtë bashkëmoshatarit të tij A.K. (20) nga Tetova. Viktima është dërguar menjëherë në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore.

Policia ka reaguar shpejt, duke privuar nga liria autorin rreth orës 23:20, ndërsa gjatë kontrollit tek ai është gjetur mjeti i mprehtë me të cilin dyshohet se është kryer sulmi.

I dyshuari është ndaluar në stacionin policor të Tetovës, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet parashtresë përkatëse.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com