Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, e ka ushtruar sot të drejtën e votës në zgjedhjet e sotme, duke theksuar rëndësinë e këtij akti për paqen dhe barazinë në vend.

“Sot votova me bindjen dhe përkushtimin e një njeriu që beson thellë në rrugën e paqes, barazisë dhe dinjitetit.
Votova për një ditë me dinjitet, për një të ardhme ku çdo qytetar ndjehet i barabartë dhe i respektuar në vendin e vet.
Vota është përgjegjësi, është besim dhe është detyrim ndaj brezave që vijnë”, deklaroi Ahmeti pas votimit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com