Vetëm në katër komuna me shumicë shqiptare do të ketë kryetar të rinj pas zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor dhe ato të balotazhit më 9 nëntor.

Ndryshim të pushtetit ka vetëm në Mitrovicën e Jugut, Fushë-Kosovë e Obiliq. Në të tria komunat kanë fituar kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Faton Peci fitoi në Mitrovicë, Valon Prebreza në Fushë-Kosovë e Halil Thaçi në Obiliq.

Ndërkohë, në Kaçanik vazhdon të jetë në pushtet Partia Demokratike e Kosovës. Por në vend të Besim Ilazit, kryetar do të jetë Sabedin Vishi.

Përfundon numërimi i votave në Mitrovicë: Faton Peci 53.47, Arian Tahiri 46.53%
10 Nëntor 2025 | 7:42

Në Komunën e Mitrovicës ka përfunduar numërimi i votave të rregullta.

Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje prin me 53.47%.

Arian Tahiri i PDK-së renditet i dyti me 46.53%

Peci e shpalli mbrëmë fitoren dhe festoi bashkë me Kurtin në Mitrovicë.

Fitoren Pecit ia uroi edhe vetë Tahiri./Reporteri.net

LDK fiton ngushtë në Viti, diferencë në 197 vota mes Sokol Halitit e Arsim Ademit
10 Nëntor 2025 | 7:35

Në komunën e Vitisë janë numëruar të gjitha votat e rregullta, ku garën për kryetar komune e ka fituar kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sokol Haliti me 50.60% të votave.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arsim Ademi, ka marrë 49.40% të votave.

Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nga gjithsej 49,668 votues të regjistruar, kanë votuar 16,507 qytetarë, që përfaqëson një pjesëmarrje prej 33.23%. Të gjitha 64 vendvotimet (100%) janë procesuar.

Rezultatet tregojnë një garë shumë të ngushtë, me vetëm 197 vota diferencë midis dy kandidatëve.

Këto rezultate janë preliminare dhe përfshijnë vetëm votat e rregullta, pa përfshirë votat me kusht dhe ato me postë.

Kosova pas balotazhit: LDK-ja ruan Prishtinën, PDK-ja Prizrenin, VV-ja fiton Mitrovicën
10 Nëntor 2025 | 7:21

Ka përfunduar rundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin në 17 prej 18 komunave ku të dielën u mbajt balotazhi.

Numërimi i votave të rregullta është kryer në Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Suharekë, Viti, Vushtrri, Rahovec, Obiliq, Junik, Mamushë dhe Kllokot, ndërsa ende nuk ka përfunduar numërimi i të gjitha votave në Mitrovicë, shkruan Reporteri.net.

Komuna më së shumti sipas rezultateve preliminare të KQZ-së nga partitë shqiptare, kanë fituar Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me nga shtatë komuna, pas tyre renditet Partia Demokratike e Kosovës me gjashtë komuna, më pas Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me pesë komuna, Nisma për Kosovën ka fituar një komunë, Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) një komunë e ka fituar edhe Iniciativa e Ramiz Lladrovcit, ndërsa Lista Serbe është partia me më së shumti komuna, gjithsej dhjetë.

Komunat e fituara në raundin e parë nga Vetëvendosje dhe në balotazh

VV-ja, në zgjedhjet e 12 tetorit fitoi pa balotazh në tri komuna: Podujevë, Shtime dhe Kamenicë, ndërsa në dje në balotazh fitoi në Mitrovicë, Gjilan, Fushë-Kosovë e Obiliq.

Para këtyre zgjedhjeve, kjo parti qeveriste me katër komuna: Podujevën, Shtimen, Gjilanin dhe Kamenicën.

Komunat e fituara në raundin e parë nga LDK dhe në balotazh

Në rundin e parë, LDK-ja fitoi dy komuna, Istogun dhe Lipjanin.

Dje në balotazh fitoi në pesë komuna, në Prishtinë, Pejë, Junik, Viti dhe Dragash.

Komunat e fituara në raundin e parë nga PDK dhe në balotazh

PDK-ja fitoi Ferizajn, Skenderajn dhe Hanin e Elezit në rundin e pare.
Në balotazh dje kjo parti fitoi në Vushtrri, Prizren e Kaçanik.

Para këtyre zgjedhjeve, kjo parti qeveriste me 8 komuna (këto të rikonfirmuarat si dhe Mitrovicën e Skenderajn).

Komunat e fituara në raundin e parë nga AAK dhe në balotazh

AAK-ja në rundin e parë më 12 tetor fitoi vetëm Deçanin.

Në balotazh dje kjo parti fitoi në katër komuna tjera, në Gjakovë, Klinë, Rahovec dhe Suharekë.

Kjo parti ka mbajtur të gjitha komunat që qeveriste para këtyre zgjedhjeve.

Kush e fitoi nga një komunë

Nisma Socialdemokrate e fitoi Malishevën në rundin e parë, ndërsa në të dytin nuk ishte në garë në asnjë komunë tjetër. Edhe në zgjedhjet e kaluara, kjo parti udhëhiqte vetëm me këtë komunë.

Iniciativa e Ramiz Lladrovcit ka fituar komunën e Drenasit.

Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) ka fituar Mamushën, komunë të cilën e ka udhëhequr edhe para këtyre zgjedhjeve. /Reporteri.net/.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com