“Spitali Special për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative ‘13 Nëntori’ është një institucion i shkëlqyer në vendin tonë në këtë fushë. Në bashkëpunim të vazhdueshëm me udhëheqësinë e spitalit po punojmë në përmirësimin e kushteve për këtë kategori specifike pacientësh,”- tha ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në hapjen e konferencës së parë ndërkombëtare për mjekësi geriatrike dhe paliative me pjesëmarrje ndërkombëtare, e cila u mbajt dje në Shkup.

Ministri Aliu rikujtoi se gjatë muajve të kaluar ky institucion është përforcuar me staf profesional, duke u punësuar gjithsej 48 persona – 23 kujdestarë, 22 higjienistë, dy shoferë dhe një laborant.

“Aktualisht, një mjek është dërguar në specializim për mjekësi interne, ndërsa dy mjekë specialistë janë në nën-specializim për mjekësi geriatrike. Për vitin e ardhshëm planifikohen edhe dy nën-specializime në këtë fushë,”- theksoi ministri Aliu.

Ai shtoi se për këtë spital special janë siguruar pajisje të reja mjekësore dhe jomjekësore, si njësi elektrokirurgjikale me valë radioje, sprej kriogjen, autoklav me avull – sterilizues me ujë, komodina spitalore me tavolina ushqimi dhe pajisje për terapi fizikale.

“Si ministër i Shëndetësisë, synoj të krijoj politika të bazuara në të dhëna dhe në nevoja reale. Ashtu siç ndryshon popullsia dhe demografia, duhet të ndryshojë edhe infrastruktura shëndetësore në përputhje me nevojat e qytetarëve. Prandaj do të vazhdoj të zhvilloj politika të nevojshme për këtë kategori të popullsisë dhe të ndërtoj infrastrukturën e domosdoshme,”- theksoi ministri Aliu.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com