Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë nga diaspora.

Nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë, Ramadani u inkuadrua në një transmetim “live”, duke shprehur mirënjohje për mbështetësit dhe organizatorët e ngjarjes:

> “Sonte, special për diasporën tonë, u inkuadrova ‘live’ nga sheshi ‘Skënderbej’ në Tiranë. Falënderim i madh për të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në organizim dhe për mbështetjen tuaj të palëkundur. Siç e kam thënë dhe e përsëris: besën e dhënë do ta mbaj!”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka njoftuar gjithashtu se të shtunën, më 15 nëntor 2025, do të jetë në Zürich, Zvicër, për të vazhduar rrugëtimin e tij politik me diasporën shqiptare.

“Beteja mund të humbet, por lufta për të drejtën dhe për të ardhmen tonë vazhdon! Një përqafim dhe respekt të veçantë për vëllezërit e motrat tona në diasporë, që punojnë me ndershmëri e sakrificë çdo ditë ju jeni zemra e kombit tonë!”, ka përfunduar ai.

Ndryshe Haqim Ramadani ka mbështetje të fuqishme dhe një parti politike e pollogut në duart e tij do të ishte edhe më e fortë për zgjedhjet e radhës.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com