Francesco Acerbi ka ndarë mendimet e tij mbi fitoren e Italisë në EURO 2020, humbjen 5-0 të Interit ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, si dhe mbi shokët e tij të preferuar të skuadrës, të cilët ai i quan me dashuri “budallenj”.
Mbrojtësi i Nerazzurrëve foli në një event promovues për librin e tij të sapo-lançuar, ‘Io Guerriero’, në qytetin e Gallarate të martën.
Veterani i Interit ka pasur një rrugëtim të jashtëzakonshëm gjatë 10 viteve të fundit: nga betejat me kancerin në 2014, tek shpallja kampion i Evropës me Italinë në 2021, dhe më pas fitimi i titullit të tij të parë në Serie A në moshën 36-vjeçare, Acerbi ka përjetuar gjithçka.
“Sëmundja më ka ndryshuar, por më ka bërë një futbollist më të mirë,” tha Acerbi në eventin e së martës. “Më parë nuk isha përkushtuar si një sportist profesionist, por pastaj diçka ‘klikoi’ në mendjen time për të rikuperuar gjithçka që kisha lënë në rrugë para sëmundjes.”
Acerbi foli gjithashtu për shokët e tij të preferuar në klub, të cilët i përshkroi si “budallenj” në personalitetet e tyre.
“ Bastoni, Barella dhe Dimarco janë me të vërtetë budallenj, natyrisht në një mënyrë të mirë. Janë disa nga njerëzit më qesharakë që kam takuar ndonjëherë, por dinë të përkushtohen seriozisht kur vjen puna tek puna e vështirë.”
Mbrojtësi Italian ka fituar gjatë karrierës së tij një trofe të Serie A, dy Kupa të Italisë dhe tre Superkupa italiane.
Kurse trofeu më i rëndësishëm është dhe mbetet trofeu i Kupës së Evropës të fituar në vitin 2021 me Kombëtaren e Italisë.