Zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi sot në një konferencë për shtyp tha se fitues i zgjedhjeve lokale në komunat shqiptare është VMRO-DPMNE.
“Në bazë të analizave të bëra, dua të ndajmë me opinionin një analizë të qartë, fitorja në zgjedhjet lokale në komunat me shumicë shqiptare i takon VMRO-DPMNE-së. Të gjitha të dhënat nga rezultatet për kryetar komunash dëshmojnë se Tetovë, Dibër, Çair, Saraj, Kërçovë, Bërvenicë dhe një sërë komunash me shumicë shqiptare është produkt i votës masive të VMRO-DPMNE-së për kandidatet e tyre dhe të VLEN-it. Dhe më e arsyeshme është ta urojmë OBRM-PDUKM-në për fitoren në këto zgjedhje”, tha Ademi.
Ai tha se roli i VLEN-ti në këto zgjedhje ka qenë t’i shërbejë synimit të VMRO-së.
Ai tha se AKI është fitues i votave popullore me një diferencë me mbi 20 mijë vota.