Shefi i shtabit të koalicionit Vlen, Adnan Azizi, sonte në konferencë për shtyp tha se Ali Ahmeti e ka shitur Bërvenicën dhe Kërçovën për ta fituar Tetovën.

“Nga informacionet që kemi, Ahmeti e ka shitur edhe Bërvenicën edhe Kërçovën për ta fituar Tetovën, por duket se në këto zgjedhje të gjitha planet dhe skenarët që i ka përgatitur do të dështojnë. Ne ju kemi thënë që në fillim se do të fitojmë kudo ku garojmë, dhe fitues absolut i këtyre zgjedhjeve është koalicioni Vlen”, tha Azizi, njofton TS.

Ai shtoi se fitorja e Vlenit është dëshmi e mbështetjes së qytetarëve dhe e angazhimit të strukturave të koalicionit në nivel lokal.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com