Tani që zgjedhjet kanë përfunduar, por jo edhe ngacmimet me simbolin e Shqiponjës, protagonist i këtij simboli gjatë fushatës ka qenë Adnan Azizi. Ai ka qenë shefi i shtabit që e nisi fushatën në Tetovë me simbolin e shqiponjës dhe e përmbylli atë si një kundërpërgjigje ndaj Arben Taravarit, përcjell TS.
Herë duke e ngacmuar Taravarin e herë duke dërguar sinjale, Azizi ia arriti qëllimit. “Shqiponja” e Adnan Azizit arriti të fitojë zgjedhjet në të gjitha komunat shqiptare, dhe ai mund të konsiderohet si motori kryesor i kësaj fitoreje.
Pas fitores absolute, Adnan Azizi sot qëndroi në Mitrovicë, prej nga dërgoi përshëndetje dhe theksoi se “Mitrovica nuk ndahet”.
Edhe pse gjatë fushatës ka qenë njeriu më i goditur nga opozita, ai i mbijetoi stuhisë politike dhe sot njihet si koka e fitores absolute.
Pas deklaratës nga Mitrovica, ende nuk dihet saktësisht mesazhi i tij, por duke u bazuar në fjalët “Mitrovica nuk ndahet”, mund të kuptohet se ai nënkupton edhe “VLEN-i nuk ndahet”.
Deri sa VLEN mbetet i bashkuar, “shqiponja” e Adnan Azizit duket se po fluturon lart në qiell./TS/