Adnan Azizi paralajmëron fitoren e VLEN-it në Gostivar dhe Vrapçisht, flet për Saranda Imerin (VIDEO)
Adnan Azizi, shef i shtabit zgjedhor të VLEN-it në Debat 21 në TV21 ka paralajmëruar se ky koalicion do të fitojë në zgjedhjet që do të mbahen pas dy muajsh në Gostivar dhe Vrapçisht.
“Unë jam shumë i bindur se edhe Gostivari dhe Vrapçishti do t’i bashkohen ndryshimit. Pas dy muajsh edhe në Gostivar dhe Vrapçisht do të ketë ndryshim në pushtetin lokal”, tha Azizi
I pyetur për zërat se Saranda Imeri do të jetë u.d. e kryetarit dhe kandidate për kryetar të Gostivarit, Azizi tha se “askush nuk e ka të ndaluar të garojë”.
Mgid