Kryeparlamentari, Afrim Gashi, ka zhvilluar takim me ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Sh.T. Faisal Ghazi Ismail Hifzi.

Gjatë takimit, siç ka njoftuar Gashi, u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, ndërsa u diskutua për forcimin e bashkëpunimit parlamentar nëpërmjet grupeve të miqësisë.

Kryeparlamentari theksoi vendosmërinë për të intensifikuar dialogun dhe për të ndërtuar ura të reja partneriteti në fusha me interes të ndërsjellë, duke vlerësuar lart rolin konstruktiv të Arabisë Saudite në zhvillimet ndërkombëtare.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com