Mëngjesin e 4 nëntorit 2025, rreth orës 09:00, në rrugën rajonale që lidh fshatin Forinë me Gostivarin, është regjistruar një aksident trafiku ku ka mbetur i lënduar rëndë një person.
Siç raporton TetovaSot, automjeti i udhëtarëve i tipit “Audi” me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.B. (23) nga fshati Çegran i Gostivarit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.
Në këtë aksident, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit, ku lëndimet i janë konstatuar nga personeli mjekësor.
Sipas informacioneve të TetovaSot, në vendngjarje është kryer inspektim nga ekipi i hetimeve të DPB Gostivar, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.TS