Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka propozuar Glauk Konjufcën për mandatar të dytë nga kjo parti, pas dështimit të 26 tetorit.
Këtë propozim e ka bërë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, që u mbajt sot, raporton Klankosova.tv.
“Unë do të propozoj si kryetar i VV-së që mandatin e dytë t’ia japim Glauk Konjucën”, u shpreh Kurti.
Kurti, i cili nuk i mori votat e nevojshme për t’u ribërë kryeministër, tha se me Konjufcën do t’i ndërrojnë vendet, duke iu referuar postit të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm dhe Diasporës, ku mandatari i ri ishte caktuar në ekzekutivin e propozuar nga kreu i partisë.
Kujtojmë se Albin Kurti është i pari në historinë e Republikës të cilit Kuvendi nuk ia votoi kabinetin.